“Deputeti i PS mori 125 mijë euro nëpërmjet pagave të babait”- Kryemadhi apel SPAK-ut: Zbardhni të vërtetën e 3 inceneratorëve! Ndiqni paranë!

Dec 27, 2021 | 11:44
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar sërish në lidhje atë që ajo e cilëson si megaafera e inceneratorit të Tiranës. Sipas Kryemadhit deputet i PS-së Alqi Bllako, ka përfituar nga kjo aferë 125 mijë euro, të cilën e ka marrë nëpërmjet pagave të babait të tij, në një situatë të pastër të konfliktit të interesit.

kryemadhi1
Kryemadhi i bën gjithashtu apel organeve të drejtësisë dhe SPAK që të hetojnë më tej të re koncensionet e inceneratorëve dhe të ndjekin paranë për të vendosur përpara përgjegjësisë autorët e përfshirë.

“Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.

‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!

Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbras xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.

Follow the money…”, shkruan Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura