Ndotja në Durrës, Malltezi: Kapiten porti vëllai i deputetit mirditor. Ndreu: o bo*e, po ti hanë kumbullat të tjerët

Aug 17, 2018 | 17:04
SHPËRNDAJE

Replika në distancë mes Drejtuesit te Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi dhe deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Pas postimi të një fotografie nga ish-Kryeministri Sali Beirsha ku një shtëllungë tymi shihet që ngihet nga porti i Durrësit dhe denoncimit ardhur në adresë të tij: “Shiko cfare behet ne portin e durrsit z.berisha kemi ardh per pushime jo te thithim aromen e plerave”, ka reaguar edhe Malltezi, duke hedhur akuza edhe ndaj vëllait të deputetit socialist Pjerin Ndreu.

“Durres, 17 Gusht 2018. Falimenton felliqesira qe na e quajne shtet!!!

Ku eshte inspektoriati shteteror i mjedisit? Ku eshte agjensia e bregdetit? Ku eshte kapiteneria e portit? Ku jane emergjencat civile? Ku agjensia turizmit?

Klosi u be dy here deputet ne Durres, por cilin qytetar Durrsak promovoi? Asnje. Vec ish kreut te ps Durres Konomi qe ishte shef dogane per 3 muaj dhe e hoqen se kish dore te rende. Ky e fiton konkursin si profesionist!

Kapitenerine e portit e perlan vellai i deputetit te ps Ndreu nga Mirdita. Ky e fitoi konkursin? Nuk kishte asnje profesionist detar nga Durresi? Nuk kishte asnje profesionist tjeter pervec atij qe ka vellain deputet? Ketu eshte kalbur kripa”, shprehet Malltezi.

Pas këtij reagimi, është përgjigjur deputeti socialist Pjerin Ndreu:

“O dhenderrushi budalla i Saliut qe ti hane kumbullat te tjeret e ty te mpihen dhembet ! Kapiteneria nuk merret me zjarret ne toke o bo….e ! Pastaj drejtori qe thu ti nuk e ka uzurpu postin se nuk e ka pase vjehrrin kryeminister, por ka mbaru Akademine e Marines ne Vlore o dhenderrush i vobekte ! Pastaj ku e ke te shkruar ti qe te jesh nga Mirdita, Puka apo Tropoja nuk duhet te jesh drejtor ?! Kujdes se po te rrah vjehrri me keto budalleqe qe thu ! Te fala tyt eti se eshte burre, po ty duket se ti ka helmu trute doktori e nuk di ca thu”!

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura