Deputeti i përjashtuar i LSI: Do të isha me partinë e Lubonjës

Jul 16, 2016 | 18:12
SHPËRNDAJE

Deputeti i përjashtuar nga LSI-ja, Përparim Spahiu ka deklaruar në “Twitter” se nëse analisti Fatos Lubonja do të kishte parti, ai do të ishte pjesë e saj.

Deputeti i LSI Perparim Spahiu, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektvendimi per proceduren paraprake per perzgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise/r/n/r/nLawmaker Perparim Spahiu, speaks during a parliamentary session.
Deputeti Perparim Spahiu

Lubonja deklaroi dje në “Ora News” se ka dyshime që ambasadori amerikan Donald Lu të jetë “blerë” nga Kryeministri Edi Rama.

Kjo deklaratë e tij, duket se është në të njëjtën linjë me deputetin Spahiu, i cili u përjashtua nga LSI pasi shprehu hapur mendimin se reforma në drejtësi duhet të miratohet patjetër me konsensusin e të dy palëve politike, dhe jo vetëm nga mazhoranca.

“Nëse Lubonja do ishte në parlament, do ti bashkohesha grupit te tij..!!!!”, shkruan Spahiu në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura