Deputeti i PD zbulon prioritetin e Reformës Zgjedhore: Ja çfarë kemi vendosur

Feb 16, 2018 | 20:15
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka bërë të ditur prioritetin e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bylykbashi shkruan se është zyrtarizuar prioriteti dhe ai është numërimi elektronik.

bylykbashilsa

Postimi i Bylykbashit

Zyrtare: Komisioni i Reformes Zgjedhore percaktoi VOTIMIN ELEKTRONIK si prioritet te tij.

Identifikim biometrik qe askush te mos manipuloje me karta falso, te falsifikoje firmat e emigranteve apo t’u bllokoje zgjedhesve voten duke u marre kartat e identitetit. Votim e numerim elektronik qe askush te mos mbushe kutite e votimit apo te vjedhe votat ne numerim. Sistem i thjeshte, transparent dhe i besueshem per zgjedhesit, partite dhe publikun. Ekspertet e huaj e thone qarte; kerkon kujdes por eshte plotesisht e beshme. Partneret e huaj po ashtu mbeshtesin qasjen e kujdeseshme te komisionit per votim elektronik ne qender votimi, jo online!

Komisioni hodhi shinat per nje reforme te suksesshme e konsensuale. Kjo reforme eshte me e rendesishmja. Vetem nje parlament pa vote te blere dhe pa kriminele mund te beje Drejtesi te vertete. Zgjedhjet jane prioritet per demokracine dhe integrimin europian. Opozita do t’i prije ketij interesi jetik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura