Deputeti i PD tregon VKM-në: Rama kthen emërimet në UM, krejtësisht politike dhe klienteliste

Aug 1, 2018 | 17:46
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një postim në Facebook shkruan se  me anë të VKM, të miratuar dje  emërimet e shefave të Shërbimeve Universitare Mjekësore, kthehen në klienteleiste dhe politike.

“Figura e Shefit te Sherbimit, eshte nje figure tejet e rendesishme klinike, didaktike, organizuese, shkencore etj, me rrezatim ne rang vendi, qe kerkon studime, kontribute, dije, aktivitete te spikatura. Edhe me VKM e mepareshme te perzgjedhjes kishte shume hapesira per subjektivizma, ne vend te kritereve e metodologjise objektive, qe duheshin forcuar”, shkruan më tej deputeti Shehu.

tritan shehu

Postimi i plotë

Nje VKM “Lei Fen-iste” miratoi dje Keshilli i Ministrave per emerimin e shefave te Sherbimeve Universitare Mjekesore.

VKM e djeshme, duke i hequr Aneksin 1 te kritereve profesionale e shkencore asaj te mepareshme te miratuar nga po kjo Qeveri ne perputhje me Ligjin e Aresimit te Larte, si dhe duke i bere disa ndryshime te tjera, i kthen keto emerime ne krejtesisht politike e klienteliste.

Figura e Shefit te Sherbimit, eshte nje figure tejet e rendesishme klinike, didaktike, organizuese, shkencore etj, me rrezatim ne rang vendi, qe kerkon studime, kontribute, dije, aktivitete te spikatura.

Edhe me VKM e mepareshme te perzgjedhjes kishte shume hapesira per subjektivizma, ne vend te kritereve e metodologjise objektive, qe duheshin forcuar.

Ndersa Vendimi i djeshem, i pa precedente te ne apo ne vendet e zhvilluara ky, qe ngjan me nje dacibao te Revolucionit Kulturor, apo te “Vijes se Masave” te dikureshme, ul pothuajse “perdhe steken” e perzgjedhjes.

Pa dyshim nje vendim i tille, diametralisht i kundert me nevojat e zhvillimit e progresit, merret per dy qellime: per nje perzgjedhje politike e klienteliste te ketyre shefave si dhe per t’i mbajtur ata te “nenshtruar”.

Keshtu marrin nje goditje te rende jo vetem Sherbimet tona Universitare, por dhe i gjithe Sistemi i yne Shendetesor, i lidhur ngushte me ato.

30603503-9404-4731-ac12-8fdd5e0ec5ad 0fa9215d-f892-4a8d-aeb1-c228e0a25ed8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura