Deputeti i PD-së përplaset me Rulin për zgjedhjet dhe listat

Jul 8, 2017 | 10:10
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, duke folur sot në emisionin “Përballë” në TVSH debatoi me ish-deputetin Genc Ruli.

Debati mes tyre ka qene per listat dhe garen brenda PD-se.

SALIANJI PER ZGJEDHJET DHE GAREN NE PD

Data 22 Korrik eshte afati fundor qe njeh statuti, i cili është kushtetuta e partisë.
Kushdo ka patur 4 vjet kohë të pergatitej për datën 22 korrik, sepse mandati statutor njihej nga të gjithë. Katër viote jo vetëm që janë kohë e mjaftuyeshme por specifika e garës së brendshme nuk është si ajo e garës me kundërshtarin poltik. Brenda një partie politike figurat potenciale politike që që i kërkojnë votën anëtarësisë njihen mjaft mirë, pra koha e shpalosjes dhe fushata nuk mund të jetë e njëjtë si me kundërshtarin jashtë.
Eduart Selami njihet për qëndrimet e tij antipod prej kohësh. Ai është shpalosur si kandidat alternativ duke shprehur qendrimet ndryshe dhe ne forume dhe ne publik. Krejt ndryshe nga disa anetare kryesie qe u njohen vetëm tani me tone që tregojnë vecse një mllef personal sepse nuk panë veten në listat e deputetevë. Këta të fundit nuk kanë bërë asnjë ditë as opozitë me kundërshtarin politik dhe sa i përket opozitarizmit brenda shquhen për përulësi.

2. Ashtu siç ka pretendime për shtyrje afatesh dhe datash, ka dhe me mijëra që thonë se nëse Basha i braktis demokratët në këto momente, bën nje është akt tradhëtie. Pikërisht tani është përgjegjësia më e madhe për të ringirtur Partinë Demokratike, dhe tani që nuk është aspak privilegj s’mund të ketë tërheqje.

3. Kritikat për vendimmarrjen dhe organizimin që ngrini ju sot, unë i kam ngritur jo në publik por në mbledhje kryesie, kam votuar kunder riorganizimit dhe kam kerkuar dhe kerkoj riperteritjen e parties duke ruajtur parimet dhe duke respektuar ata që sakrifikuan në opozitë. Nëse do të ishin thënë nga shumica ato që kam thënë unë për riorganizimin ndoshta shumë më mirë do kishte qenë për funksionimin e strukturave të partisë. Në mbledhjet e kryesisë kanë marrë pjesë të gjithë ata që sot diskutojnë në public për organizimin ndërsa në mbledhje kanë heshtur. Sot tentohet ti përdorin si argumenta elektorale për të imponuar zgjedhjet e brendshme.

4. Partia Demokratike nuk e lexoi mire voten e 23 Qershorit të 2013. Nëse do ta kishte lexuar si duhej do të kishte bërë ekipin e ri në një kohë më të shpejtë.

5. Askush nuk gjykon dot objektivisht mbi listën e deputeteve dhe nëse ishte arsye apo jo e rezultatit. PD ka humbur edhe aty ku në lsitë ishin ish ministra edhe aty ku kemi pasur akademike edhe aty ku ka pasur anetare kryesie. Po ashtu lista nëse shikohet përballë listës së kundërshtarit mund të rezultojë disa herë më e mirë si cilësi.
Mund të gjykohet fryma, po mundet, organizimi po, perballja me nje kundershtar hibrid që bashkonte krimin mr fuqinë financiare, përdorimi i shtetit si strukturë partie, po e po. Edhe shqiptari I thjeshtë e di që këto ishin arsyet e para, ndërsa nuk i dëgjoj këto ditë zgjedhjesh në parti të renditen të parat nga shumë që flasin për humbjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura