Deputeti i PD-së tregon njohjen me Hajdaragën: Si universitar ishim në “një skuadër”

Jul 31, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-se, Tritan Shehu teksa shpreh dhimbjen per ndarjen nga jeta te ish-ministrit Hajdaraga, tregon se si eshte njohur me te. Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Shehu shkruan se njohja e tyre e pare ka qene si pedagoge, e mandej si politikane.

“Si universitar kemi qene me ate, mund te them, ne nje “skuader”, si politikan ne pozicione te ndryshme. Por kjo aspak nuk na ka penguar te ishim gjithmone miq te mire, te sinqerte e te hapur ndaj njeri tjetrit, edhe ne momentetet me te veshtira per te qene te tille”- shkruan Shehu.

tritan shehu edmond spaho

Postim i Tritan Shehut 

Te gjithe ne humbem shume sot duke percjellur Hajdaragen!
E kam njohur ate shume e shume vite me pare, si pedagog, me tej si politikan e me tej perseri si universitar.
Si universitar kemi qene me ate, mund te them, ne nje “skuader”, si politikan ne pozicione te ndryshme.
Por kjo aspak nuk na ka penguar te ishim gjithmone miq te mire, te sinqerte e te hapur ndaj njeri tjetrit, edhe ne momentetet me te veshtira per te qene te tille.
Sepse ai keshtu ishte, intelektual mendjehapur, njeri e politikan i kompromisit, i afrimit e jo i ndarjes e i konflikteve.
Ai ishte pa asnje dyshim nje nga autoret e aktoret kryesore te “kapitujve” me produktive te te majtes shqiptare.
I paharruar qofte kujtimi i Luanit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura