Deputeti i PD-së takim me mjekët e urgjencës në QSUT-ë: Sistemi shëndetësor i rrënuar në thelb

Dec 5, 2017 | 17:07
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me mjekët të cilët kanë firmosur për tu dorëhequr në rast se kushtet në urgjencë nuk do të ndryshojnë.

bardh-spahia-1

Ai theksoi se mjekët duken të vendosur, sapse janë të detyruar nga kushtet e vështira që hasen çdo ditë.

“Mungesa të theksuara në të gjitha aspektet, pajisje, materiale mjeksore, kushte të vështira punë, mungesa në medikamente etj.

Gjendjen aktuale do ta konsideroja tronditëse dorëheqjen e mjekëve. Ky sistemin është i rrënuar në thelbin e tyre.  Këta mjekë janë shumë të vendosur, kushtet e vështira që ata hasin çdo ditë në punën e tyre nuk i mban dot në punë më. Ne do të jemi këtu për tu dhënë mbështetjen maksimale”, tha Spahia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura