‘Kërko avokat’, PD kallëzim penal për ministren e Drejtësisë: Rrugë e mbarë për te 313

Feb 8, 2018 | 19:50
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka deklaruar se do te depozitoje nje kallezim penal per shperdorim detyre per ministren e Drejtesise, Etilda Gjonaj dhe bashkepunetoret e saj lidhur me firmën që ajo ka hedhur për të ekstraduar Nezar Seitajn, financierin e bandës së Habilajve.

Lajmin e ka dhene deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ne fund te interpelances me ministren, duke i keshilluar qe pas kesaj qe ka bere i mbetet vetem nje rruge: “Kerko avokat”, tha Alibeaj, duke i kujtuar vendin bosh te burgu 313 dhe duke i dhene nje mesazh te fundit: rrugë e mbarë të qoftë për te 313

alibeaj-kuvend

“Ligji ndalon këdo që të ekstradojë një shtetas kur prokuropria ka hapur një çështje hetimore. Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri- Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Xhafaj vuri në zbatim skemën për ta degdisur në Itali. Ministrja pretendon se është Prokuroria e Përgjithshme që nuk e njoftoi se nuk mund ta ekstradonte”, tha Alibeaj.

Sipas tij “ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitiin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë së arratisur, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste. Që të fliste Nezar Seiti e të gjurmoheshin paratë e krimit do të duhej që ai të ishte në dispozicion të drejtësisë shqiptare. Ke thënë që e ke çuar në duart e drejtësisë italiane, e jo me pushime. Por nuk qëndron arsyeja. Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fusni veten? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo nuk u mban të gjithëve”.

“Katania heton Nezar Seitin, Moisi Habilajn, por jo Sajmir Tahirin. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri heton Sajmir Tahirin mbi të gjitha. Cila ishte goja që do tregonte për lidhjet e Sajmir Tahirit, për paratë e marra dhe për lidhjet me Ramën? Nezar Seiti. Cili ishte motivi që do fliste? Frika, kujdesi se ndëshkimi nga drejtësia shqiptare do të bënte punën e vet. Ti nuk je merakosur shumë për burgun dhe pushimet e Nezarit, je merakosur për burgun e Sajmir Tahirit. E ke lënë dorën te Fatmir Xhafaj, te Edi Rama? Mëshirë për ty nuk do të ketë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura