Deputeti i PD: Rama shtyn takimin me mësuesit në Elbasan, ka frikë nga…

Sep 5, 2018 | 22:11
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Laçiano Boçi, ne një postim në Facebook, shkruan se Kryeministri Edi Rama ka shtyrë takimin me mësuesit në Elbasan, pasi nesër do jetë opozita në këtë qytet.

Sipas Boçit, Rama ka shtyrë takimin për pasdite, pasi në mesditë do të jetë opozita.

boci

Postimi i plotë

Edi Rama i frikësuar shtyn takimin me mësuesit në Elbasan

Frika ruan vreshtin – thotë populli; dhe Edi Rama po e zbaton këtë për vete.
Me frikë deri në palcë nga prania e opozitës në Elbasan, ka shtyrë për pasdite takimin e planifikuar në mesditë
me mësuesit, të cilët do t’i lërë pa punë nga mbyllja e shkollave, për shkak të braktisjes masive.

Disa miq me thanë se kishin vënë bast se do ta bëj njësoj si me Shkodrën, pak kohë më parë, kur e anulloi fare vizitën nga frika e protestave.

Frika i ka kapur palcën!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura