Deputeti i PD: Paketa Fiskale 2019 “nga qytetarët te oligarkët”, ja taksa që duhet

Nov 7, 2018 | 18:02
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat, Agron Shehaj e cilëson tallje me qytetaret, propozimin e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, për tatimin mbi pagat, për paketën fiskale 2019. Shehaj shprehet se një zgjidhje më e vlefshme për qytetarët do ishte aplikimi i takës së sheshtë.

shehaj

“Ahmetaj tallet me qytetarët. 1 mijë lekë në muaj është ulja mesatare e taksave dhe vlen vetëm për individët që e kanë rrogën nga 130.000 në 150.000 në muaj. Pasi Rama vendosi te rrisë taksat nga 10% me 23 %, dyfish më shumë se gjithë vendet e rajonit, tani ka vendosur t’u ofrojë një lëmoshë. Sipas Paketës Fiskale ‘nga Qytetarët te Oligarkët’, tatimi 23 % do vendoset për pagat mbi 150 mijë lekë. Ata që marrin pak më shumë se 1000 euro në muaj do kursejnë vetëm 1 mijë lekë në muaj mesatarisht”, shkruan deputeti demokrat në një status në Facebook.

“Mbi 100 euro do të ishte përfitimi për këta qytetarë nëse do aplikohej taksa e sheshte prej 9%. Ky përfitim është shumë herë më i madh sesa ofron sot Rama dhe Ahmetaj me 1 mijë lekë”, është alternativa që jep ligjvënësi demokrat.

“Këta kanë vetëm interes, ti mbajnë taksat të larta për të vjedhur ato fonde, në bashkimin me Oligarkët, përmes PPP-ve dhe koncesioneve korruptive”, shton ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura