Deputeti i PD: Nuk kemi nevojë për Serbinë që të ulemi me Italinë

Jul 26, 2017 | 18:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar një shkrim, ku ka reaguar lidhur me komentet se Presidenti i Serbisë “do të bisedojë më Ramën, per nje takim tresh Itali-Serbi-Shqipëri?!”

20431246_1987103278193327_6444262956888840654_n

Sipas tij, nuk është e nevojshme që të ndërhyjë Serbia që ne të ulemi për bisedime me shtetin fqinj Italinë.

Statusi i plotë

KJO NDODH KUR NGA “TIRANA” DERGOHEN SINJALE TE GABUARA PER MAREDHENIET TONA NDERKOMBETARE E RAJONALE!

Lexoj se Presidenti Vucic mbas vizites ne Rome deklaron se, “do te bisedoje me Ramen per nje takim tresh Itali-Serbi- Shqiperi”?!

E gjithe kjo ka nje non sens te madh: Vucic eshte President i Serbise, dhe jo Kryeminister.- President i Shqiperise eshte Z.Meta, qe me shume te drejte ka planifikuar viziten zyrtare ne Itali me 11 shtator, ne krye te aktiviteteve te tij.

Se dyti Shqiperia nuk ka nevoje per “nderhyrjen” e Serbise per takime me Italine, qe eshte partneri i yne strategjik, porta jone e integrimit.

E njejta gje qendron edhe per maredheniet e Italise ndaj Shqiperise, qofte edhe ne kontekstin e Ballkanit Perendimor.

Shqiperia nuk ka pse te kondicionoje programet e maredheniet tona te shkelqyera me Italine, me Serbine; kjo do te ishte tragjike.

Prej kohesh kam kritikuar dukuri ne politiken tone te Jashteme e Rajonale, disa tendenca te gabuara ne lidhjet e saj preferenciale e personale, ne mbi vleresimin e disa faktoreve, largimin nga te tjere strategjike etj, me pasoja keto edhe ne cvendosjen e boshteve tona jetesore, per diku larg interesave tona, drejt Lindjes.

Se paku keto krijojne vetem peshtjellim, qe stimulon edhe te tilla deklarata, si kjo e Vucic.

POLITIKA E JONE E JASHTEME NUK BEHET ME AMATORIZEM DHE AS MBI IDENE SE FILLON SOT, AJO PER NE ZHVILLOHET MBI NJE PLATFORME 25 VJECARE, NDRYSHE NESER DO TE NDODHEMI PARA SITUATAVE DESHPERUESE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura