Deputeti i PD: Ju tregoj emërimet politike që ka bërë Rama për drejtues spitalesh

Nov 21, 2017 | 20:25
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, denoncon atq që ai e quan farsë të Edi Ramës me sistemin shëndetësor duke zbuluar se konkursi për drejtuesit e spitaleve të Shqipërisë është vetëm një fasadë.

Në një status në facebook, anëtari demokrat i Komisionit të Shëndetësisë sqaroi se, në të vërtetë, ata janë emërime politike të eskponentëve të Partisë Socialiste ose të lidhur me pushtetin e saj.

bardh-spahia-1

Postimi:

  1. Premtimin e Edi Ramës se drejtuesit e rinj të spitaleve do të ishin profesionistë të zgjedhur me konkurs, e  përgënjeshtron fakti se Enkelejdi Joti është rikonfirmuar në krye të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.  Ish Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel njihet për vënien në shërbim të Edi Ramës të televizionit kombëtar.
  2. Në Spitalin e Sanatoriumit është rikonfirmuar një emërim tjëtër i Edi Ramës, Perlat Kapisyzi, bashkëshort i zëvendësministres Mira Rakacolli, këshilltar Ps në minibashkinë 2 gjatë periudhës 2004-2008.
  3. Në spitalin e Shkodrës është emëruar një përson tjetër politik, kandidati për deputet i PS në Shkodër, Vilson Masmalaj.
  4. Në drejtim të spitalit të Beratit është emëruar, ish deputeti i PS, Eduard Bejko.
  5. Në Spitalin e Durrësit është ëmruar me urdhër politik dhe jo me konkurs, kryetari i Këshillit Bashkiak, PS, Alban Ramohitaj.
  6. Në spitalin e Dibrës është shpërblyër me vendim politik i akuzuari për blerje votash, eskponent i PS në Dibër, Spartak Koltraka.
  7. Në Spitalin e Traumës është emëruar me, Arben Zenelaj, i njohur për lidhjet me PS.
  8. Në Maternitetin e Tiranës është emëruar më urdhër politik një tjetër aktiviste e PS, Eliona Demaliaj.
  9. Në spitalin e Tropojës është emëruar  anëtari i kryesisë së PS Kukës, Ismet Nika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura