Deputeti i opozitës në Kuvend i kërkon ‘llogari’ Ruçit: Spiunë të Sigurimit të Shtetit u urdhëruan në 25 prill të mbanin nën kontroll…

May 7, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, denoncoi në seancën e sotme plenare, se në ditën e zgjedhjeve më 25 prill, është ndierë i “kontrolluar” siç tha si nga “spiunë të Sigurimit të Shtetit”.

“Ju më datë 25 prill, nuk më shkonte ndër mend të lejonit kryeministrin të trysnonte, blinte, urdhëronte spiunë të rinj e të vjetër të Sigurimit të Shtetit të na mbanin nën kontroll”, u shpreh Gjuzi.

Deputeti i opozitës njoftoi gjithashtu se ka bërë kërkesë në Prokurorinë e Përgjithshme për nisjen e hetimeve lidhur me votat e pavlefshme që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Në këto kushrte unë protestoj e sot i jam drejtuar prokurorit Olsian Çelaj të nis hetimet për zgjedhjet dhe votat të cilat konsiderohen të pavlerë. 83 mijë qytetarë s’ka shanse të mos dinin, me ato kutiçkat, këtë ju e bëtë qëllimisht e hoqë emrat e profesorëve të nderuar se keni frikë”, u shpreh Gjuzi.

“Je njoftuar që kur është zhvilluar konferenca e kryetarëve, lidhur me kohën e debatit është vendim i konferencës së kryetarëve e seancës për arsye të pandemisë, s’është shqiptare por gjithë parlamenteve evropiane. Për votat kontestimet këto janë komentet e tua por për votat nuk diskutohet këtu, nëse kini ankesa drejtohuni institucioneve përkatëse”, tha Ruçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura