Deputeti drejt largimit nga partia? Vjen reagimi i LSI-së: Lajm i mirë nëse…

Apr 19, 2018 | 21:36
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i pranishëm sot në studion e “Neës 24” është pyetur edhe për mundësinë që një nga deputetet e kësaj partie është drejt largimit nga partia.

“Nuk kam asnjë shqetësim për asnjë njeri që nuk ka më motive të militojë në një forcë politike me një ritëm të tillë si është LSI, ata që kanë ritme të tilla dhe janë pre e meskiniteteve të vogla janë një lajm i mirë të mos jenë në një forcë që ka tjetër standard politik”- tha ai.

petrit-vasili

Kujtojmë që sot deputeti i LSI, Robert Bitri ka qëndruar në sallën e Kuvendit për të votuar dhe ligjet, ndërsa pjesa tjetër e opozitës u largua.

Pas këtij vendimi nga ana e tij, pritet që LSI të marrë një masë ndëshkuese për të pasi nuk ju bind vendimit të grupit opozitar për daljen nga salla në shenjë proteste për pjesëmarrjen e Saimir Tahirit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura