Deputeti Doshi sërish pranë Vllaznisë, tani premio dyfish më të madhe

Apr 18, 2018 | 20:11
SHPËRNDAJE

Pavarësisht se në asnjë moment nuk është shfaqur publikisht, deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, ka shprehur se do të jetë sërish afër Vllaznisë, me mbështetjen e tij financiare edhe në këto takimet të fundit të këtij sezoni. Nga burime pranë klubit bëhet me dije se deputeti i Shkodrës ka vendosur një tjetër premio, e cila është dyfish më e lartë se në takimet e shkuara.

Tom Doshi

Mësohet se Doshi ka akorduar 10 milionë lekë premio për fitoren e Vllaznisë në takimin e së shtunës ndaj Luftëtarit. Nga sa mësohet, Doshi ka kohë që po mbështet financiarisht lojtarët në këtë periudhë. Por, në kushte të tilla mbështetja e tij është edhe më e madhe. Në këto pozita as vetë lojtarët nuk do të dëshirojnë një premio prej 10 milionë lekësh të vjetra sesa një mbështetje të gjithanshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura