Deputetët “fluturojnë” mbi policinë

May 19, 2011 | 10:31
SHPËRNDAJE
Deputeti i PS Taulant Balla, duke kapercyer kordonin e forcave te policise

Deputetët socialistë dhe simpatizantët e tyre ishin dje korrekt në 9:30 para ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Vendimi ishte marrë një natë më parë, kur ishin bërë dhe lajmërimet për pjesëmarrje në këtë protestë. Qëllimi i protestës ishte moslejimi i KQZ të miratonte aktin normativ për hapjen e

Deputeti Sterkaj, duke kaluar kordonin policor

kutive, që do të sillte si pasojë ndryshimin e rezultatit zgjedhor në Tiranë. Ndërkaq, nga shumë qytete, jo vetëm të afërta me Tiranën, përfshirë Gjirokastrën, Korçën, Lezhën, por dhe Elbasanin, Kavajën e Durrësin, kishin sjellë mbështetës për këtë protestë. Policia, me forca të shumta kishte bllokuar të gjitha hyrjet e KQZ-së, pasi, sipas një urdhri të këtij institucioni, në mbledhjen e saj të lajmëruar për në orën 10:00 nuk do

Deputeti Armando Subashi

të hynte askush, përfshirë këtu dhe deputetët, që nuk kishte autorizim të veçantë. Deputetët socialistë, jo vetëm ata të qarkut të Tiranës, ishin në orën 9:45 para hyrjes kryesore në oborrin e KQZ-së, përfshirë këtu dhe kryetarin e Grupit socialist, Ruçi. Vetëm çerek ore para nisjes së mbledhjes, deputetët dhe mbështetësit e tyre, të rinj e të fuqishëm, filluan të shtyjnë mbi kordonin e parë të forcave të policisë, e cila ishte vendosur në të gjithë perimetrin emurit rrethues të oborrit të KQZ-së. Tentativa e parë për të çarë këtë kordon u bë nga deputeti socialist, Taulant Balla, tentativë që dështoi. Pas tij, Paulin Sterkaj, njohës i mirë i pikave të dobëta të policisë, dikur drejtues i “Briskut”, i ndihmuar dhe nga të rinjtë pas tij, fluturoi mbi kokat e policisë dhe skafandrave të tyre duke kaluar tri radhë policësh e duke u gjendur brenda territorit të KQZ-së. Ky sukses i Sterkajt inkurajoi dhe të tjerët që tentuan me radhë për të arritur suksesin e tij. Kaluan në këtë mënyrë, Dashamir Peza, Taulant Balla e më pas Tom Doshi. Vala e protestuesve që përplasej mbi policinë u bë aq e fortë, sa pati dhe goditje me bërryla mes policëve dhe deputetëve. Në disa prej tyre pati dhe konfrontim mes deputetëve Fatmir Toçi e Armando Prenga me policët në rreshtin e parë të kordonit para KQZ-së. Deputetët që kaluan rreshtat policorë, Sterkaj, Balla, Doshi e Peza, negociuan

Deputeti Saimir Tahiri

për minuta të tërë me drejtuesit e forcave speciale që kishin bllokuar hyrjen e KQZ, por çdo përpjekje e tyre rezultoi e dështuar. Pas disa minutash, një përpjekje e koordinuar nga muri anësor i deputetëve bëri që disa deputetë si Saimir Tahiri, por dhe Arben Çuko, ish-drejtues i Gardës së Republikës, të gjenden brenda oborrit të KQZ-së, edhe pse mbështetës të PS u zmbrapsën përmes konfrontimit me policinë. Pas kësaj mësymjeje, me deputetët brenda oborrit të KQZ-së u bashkuan dhe ata që kishin ngelur jashtë tij, tashmë të lejuar nga policia, e cila “u dorëzua” përballë forcës së imunitetit.
KQZ kishte vendosur tashmë për të hapur kutitë e për të vlerësuar fletët e hedhura gabimisht në kuti të tjera. Herë pas here, përfaqësuesi i PS në KQZ, Genc Gjonçaj, dilte jashtë në oborr dhe kontaktonte me deputetët socialistë. Pasi kanë qëndruar të ulur të shkallët e KQZ-së, por dhe nën hijet e pishave që ndodhen në oborrin e këtij institucioni, një SMS e mbërritur nga selia rozë bëri që deputetët, në një konsultim të shpejtë, të merrnin një vendim. Deputeti Fatmir Xhafaj komunikoi për mediat se “sot në KQZ u instalua diktatura e Sali Berishës, e tipit fashist. Në këto kushte, na mbetet t’i bëjmë thirrje popullit të mbrojë votën e tij. Do t’i bëjmë thirrje popullit të dalë për të rrëzuar këtë qeveri fashiste”. Më pas deputetët dolën nga oborri i KQZ-së dhe të shoqëruar nga militantët dhe simpatizantët e tyre, u drejtuan për nga selia rozë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura