Deputetët e VV-së s’do të gjykohen nga Departamenti i Krimeve të Rënda

Feb 24, 2018 | 8:21
SHPËRNDAJE

Deputetët e VV-së të akuzuar për gazin lotsjellës nuk do të gjykohen nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Dy deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi, nuk do të gjykohen nga Departamenti i Krimeve të Rënda, siç janë gjykuar vitin e kaluar bashkë me deputetët e tjerë të VV-së në procesin e parë gjyqësor për gazin lotsjellës, shkruan sot Koha Ditore.

albindonika

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet ta procedojë aktakuzën e dytë kundër tyre në Departamentin e Përgjithshëm, pasi vepra penale për të cilën akuzohen nuk është e dënueshme më shumë se 10 vjet burgim. Për këtë arsye është shtyrë seanca që ishte caktuar për datën 26 të këtij muaji.

Se kjo lëndë nuk do të duhej të gjykohej nga Departamenti i Krimeve të Rënda janë pajtuar edhe njohësit e çështjeve juridike, si dhe vetë të akuzuarit.

Bashkë me Haxhiun dhe Kadaj-Bujupin, të akuzuar janë edhe deputetja tjetër e VV-së, Besa Baftiu, si dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili në kohën kur është hetuar ka qenë deputet i AAK-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura