“Deputetët e rinj po bëhen si arixhinjtë nëpër çadra”-Nënkryetari i Kuvendit propozon t’u blihet shtëpi ligjvënësve të opozitës së re: 1 milion euro ti heqim nga…

Sep 27, 2019 | 12:32
SHPËRNDAJE

Ruci-Murrizi11Nënkryetari i Parlamentit, Myslym Murrizi ka kërkuar që deputetëve të opozitës së re në Kuvend, t’u krijohet mundësia që të blejnë shtëpi me kredi me zero interes.

Këtë deklaratë Murrizi e ka bërë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve.

Ai ka thënë se ligjvënësit e rinj kanë nevojë për mbështetjen e Kuvendit, pasi po behën si “arixhinjtë që jetojnë në çadra”.

Kjo kërkesë e Murrizit nuk ka marrë përgjigje nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruci,  i cili gjatë kësaj mbledhje ka vijuar me diskutimet e deputetëve të tjerë.

Zoti Kryetar, dua të flas jashtë rendit të ditës, nuk e di nëse është në tagrin e Konferencës së Kryetarëve, a të bëjmë ndonjë vendim, a të biem dakord të gjithë parimisht, për 15 apo 20 deputetët e rinj, të cilët kanë nevojë të mbështeten.

Më duket se deri në vitin 2009 ka qenë ligji që deputetët dhe funksionarët e lartë publik përfitonin një kredi me interes të ulët. A ekziston mundësia që të bëhet një vendim Kuvendi apo qeverie, nëse keni ndrojtje nga populizmi thoni që e ka propozuar Myslim Murrizi, që këta deputetë të marrin kredi?

Ata nuk janë aksionerë as në PPP-të dhe as në tendera, por e kanë të nevojshme të mbështeten me një kredi, siç kam marrë unë, por edhe ju në vitin 1997, 1992 dhe në vitet e tjera me radhë. Nuk besoj se është hipokrizi për të ndihmuar 15 apo 20 deputetë, prandaj duhet ta bëjmë një vendim. Pra, bëhet fjalë për 1 miliard lekë të vjetër, që janë më pak se 1 milion euro. T’ia heqim

Unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra.

Unë besoj se gjithsecili deputet që është futur tani ka një farë rëndësie për mbarëvajtjen e këtij vendi, edhe për ekzistencën në këmbë të këtij parlamenti, ishalla po na hapen negociatat. Pra, nuk na kushton asgjë t’i mbështesim për të blerë një shtëpi”, ka thënë Murrizi.PANORAMA.al

Murrizi-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura