“Deputetët e opozitës rrinë në hotele”, Balla: Nuk dimë arsyen pse s’vijnë në Parlament  

Nov 13, 2018 | 16:41
SHPËRNDAJE

Balla-prrenjas

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla gjatë një takimi në Bashkinë e Përrenjasit deklaroi se opozita ka për detyrë që të vij në Parlament dhe të miratojë ligje dhe jo të rrijë nëpër hotele, siç po bën kohët e fundit.

Balla tha para banorëve të Përrenjasit se pakica është votuar që të miratojë ligjet që u vinë në ndihmë komuniteteve dhe të paktën të marrë pjese në diskutimin e buxhetit.

Por Balla shtoi më tej se maxhoranca nuk e ka kuptuar ende se cilat janë arsyet pse opozita nuk shkon në Parlament.

“Ne jemi duke diskutuar buxhetin. Buxheti i Bashkisë Përrenjas për vitin e ardhshëm do të ketë përsëri një rritje. Janë goxha investime të parashikuara për këtë bashki.

Meqenëse opozitës ne i kemi dhënë mundësinë të drejtojë Bashkinë e Përrenjasit, nga këtu do t’i kërkoja të vijë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të diskutojë, jo ta votojë, por të vijë e të diskutojë.

50 % e popullit të Bashkisë Përrenjas ka votuar për opozitën aktuale në Kuvendin e Shqipërisë.

Detyra e çdo deputeti është të jetë në sallën e Kuvendit; të jetë aty; të diskutojë për statusin e minatorit; për statusin e naftëtarit; për rritjen e pensioneve.

Me këtë rast dua t’i garantoj të gjithë pensionistët se menjëherë në fillim të Dhjetorit do të fillojë të shpërndahet shpërblimi për Vitin e Ri që këtë vit është më i rritur sesa vitin e kaluar.

Pra, për këto është deputeti në Kuvend, për të diskutuar ligje, jo për të ndenjur nëpër hotele. Kemi 3 muaj, nuk dimë ende arsyen pse opozita nuk është në Parlament.

Ne si PS do të miratojmë në dt.3 Dhjetor buxhetin e shtetit, nga i cili e ripërsëris presim shumë investime edhe për Bashkinë Përrenjas, pavarësisht se kjo bashki drejtohet nga opozita, në asnjë moment nuk është parë e diferencuar, përkundrazi është parë e favorizuar nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama.””, ka thënë Balla.

Balla-opozita

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura