Deputetët e LSI bojkotojnë votimin e Ruçit, çfarë tha Monika Kryemadhi

Sep 9, 2017 | 23:27
SHPËRNDAJE

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bojkotuar sot votimin për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit të Shqipërisë, i cili pritet të jetë Gramoz Ruçi, kandidati i vetëm i propozuar.

votimi ne kuvend

Teksa emrat e deputetëve thirrjen një nga një prej kryetaritn të komisionit të votimit Anastas Angjeli, deputetët e LSI nuk ngrihen fare.

As kryetarja e LSI nuk votoi. Në momentin që Angjeli thirri emrin e Monika Kryemadhit, nga vendi kjo e fundit tha: Nuk marr pjesë në votim.

“Jo sepse kjo farse nuk meriton as voten tone kundra nje parlament i deformuar nga parate e krimit dhe te droges”, u shpreh me tej ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura