Depresioni rrit riskun për atak kardiak

Apr 8, 2018 | 10:59
SHPËRNDAJE

Dëshmi të reja vijnë mbi lidhjen midis shëndetit të zemrës dhe trurit. Te pacientët me depresion ka një rritje të çrregullimeve të rrahjeve të zemrës, që mund të çojnë deri në atak kardiak. Kjo ka ardhur pas studimit të fundit të studiuesve të “American heart associations”.

Kur një pacient është në depresion, ndodh ajo që në mjekë- si quhet fibrilavion arterial, kur dy dhomat e sipërme të zemrës dridhen në mënyrë kaotike, duke humbur aftësinë për të shtyrë gjakun në dhomat e poshtme. Kjo mund të çojë në mpiksje e rrjedhimisht goditje. Studimi përfshiu mbi 6600 njerëz të moshës mesatare 62-vjeçare, të cilët nuk kishin rrezik kardiake dhe u vëzhguan për një periudhë 13-vjeçare.depresion

Nga studimi, rezultoi se personat me depresion apo ata që merrnin antidepresivë kishin më shumë se 30% risk për zhvillimin e fibrilimit arterial. Rezultatet sugjerojnë nevojën për ndërgjegjësim më të madh si nga mjekët, ashtu edhe pacientët.

Kështu, trajtimi i depresionit është shumë i rëndësishëm, veç të tjerash, edhe për shëndetin kardiovaskular. Studimi i ardhshëm tashmë kërkon të vërtetojë nëse trajtimi i depresionit ul rrezikun e fibrilimit arterial.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura