Depozitat Fibank – Interesa të larta & paketë shërbimesh bankare pa komisione

Aug 22, 2020 | 9:00
SHPËRNDAJE

Këtë verë, oferta nga Fibank për depozituesit nuk është vetëm norma e lartë e interesit për afte të ndryshme me fleksibilitet maksimal, por edhe një paketë me shërbime shumë të nevojshme bankare pa komisione.  

Depozituesit përfitojne interesa të larta deri në 5% në Lekë dhe 2% në Euro. Ndërsa paketa e çliruar nga komisionet është një kombinim i shërbimeve bankare më të domosdoshme.

Capture

Çdo depozitues i ri përfiton një kartë debiti dhe krediti pa komisione për vitin e parë, mobile banking dhe pagesat e shërbimeve utilitare pa komisione deri në fund të vitit si edhe heqjen e komisionit të aplikimit për kredi konsumatore.

Jo vetëm këto, por Fibank ka ftuar të gjithë klientët ekzistues që të shohin mundësitë e shkëlqyera për diversifikimin e investimeve të tyre duke zgjedhur fleksibilitet maksimal, afate të ndyshme maturimi, monedha të ndryshme, norma të larta interesi, etj sipas specifikave dhe dëshirave individuale.

Nëpërmjet Fibank, klientët mundën të investojnë në instrumente të ndryshme si bonde të korporatave, bonde të qeverisë shqiptare në Lekë & Euro, fonde investimesh, etj. Stafi i Fibank i ofron këshillim profesional financiar të gjithë individëve të interesuar për të gjetur mënyrat optimale për kursimet dhe investimet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura