Denoncoi kushëririn se e la shtatzënë, çfarë dëshmoi i riu në polici

Jul 28, 2016 | 21:00
SHPËRNDAJE

Në muajin e 7 të shtatzënisë, një 17- vjeçare ka denoncuar kushëririn se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

perdhunim

Adoleshentja, banuese në qytetin e Korçës, është drejtuar në komisariatin e qytetit juglindor për të denoncuar një abuzim seksual që, sipas saj, është bërë me të fundvitin e kaluar.

I pyetur lidhur me akuzat e adoleshentes, 29-vjeçari L.L, i cili u shoqërua në Policinë e Korçës, nuk ka pranuar që kjo gjë të jetë e vërtetë.

Madje, para grupit hetimor ai ka deklaruar se kurrsesi nuk ka bërë diçka të tillë dhe e ka quajtur të pashpjegueshme akuzën ndaj tij të ngritur pikërisht nga kushërira. Policia e Korçës ka qëndruar diskrete për të dhënë detaje për këtë rast, për shkakun që dy personat kanë lidhje të afërta gjaku mes tyre.

Zyrtarisht, nga ana e policisë deklarohet se hetimi po zhvillohet në gjendje të lirë ndaj të akuzuarit.

“Vajza 17-vjeçare ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015 ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L.L., me të cilin ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë.

 

Burime zyrtare të Policisë bënë me dije se ende nuk dihet qartë se si për 7 muaj vajza nuk e ka denoncuar kushëririn, gjë të cilën e ka bërë vetëm një ditë me parë dhe se pavarësisht se është pyetur lidhur me këtë pjesë edhe ajo vetë nuk ka qenë konkrete në argumentet e saj.

Po të njëjtat burime thonë se tani është e vështirë të provohet nëse vërtet ka pasur abuzim seksual me të miturën nga ana e të akuzuarit për shkak të periudhës së gjatë që ka kaluar, ndërsa do të hetohet në disa pista.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari'”, bën të ditur Policia.

Ndryshe nga dëshmia e vajzës, sipas së cilës bëhet fjalë për përdhunim, kjo akuzë nuk është ngritur deri tani nga ana e policisë. Vetë vajza e ka mbajtur fëmijën dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

DHORJELA ÇULE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura