Denoncimi/ Zbulohet lidhja e Elton Çiçës me policin e arrestuar Alban Trimi

May 5, 2016 | 12:23
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministrit Sali Berisha në një status në rrjetet sociale shkruan se lokali ku u vra Elton Çiça katër ditë më parë frekuentohej edhe nga shefat e policisë, zv/drejtori për Tiranën Ermal Muça, zv/drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Qebini, shefi i antidrogës së Tiranës dhe shefi i krimit ekonomik, të gjithë njerëz të rekomanduar nga Emiliano Shullazi. Sipas Berishës, të gjitha janë të filmuara nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Edhe disa ditë pas vrasjes, policia ende nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e vrasësit. Deri tani janë arrestuar dy personat që ishin në tavolinë me të, mjeku dhe polici Alban Trimi pasi të dy fshehën pistoletën që viktima mbante me vete.

berisha per ramen dhe shullazin

STATUSI I SALI BERISHES

Qytetaret dixhital hedhin drite:
-Mbi vrasjen e Elton Çiços,
Denoncojne lidhjet e tij ne polici
-Lidhjet e Milit te partise me zyrtare te larte te policise, lidhje te denoncuara dhe me pare si dhe kane,
– rekomandime per prokurorin qe heton ceshtjen. Per me shume lexoni mesazhet e tyre. sb

“Pershendetje Doktor
Nje punonjes policie mik i imi qe ka qene ne vende ngjarje dhe me tha se ne ate lokal shkoni per nate Zv drejtori i Tiranes Ermal Muca, zv e doganave Besmir Qebini, shefi i antidroges te tiranes, dhe shefi i krimit ekonomik te Tiranes, te gjithe lidhje te ngushta te Ministrit Tahiri dhe propozime te Emiljano Shullazit per ecurin ne karrjere te tyre. Viktima Elton Cico eshte hetuar ne bashkepunim me Termet Pecin kreu aktual bashkie ne Tepelene per trafik nderkombetar te lendve narkotike nga pro krimeve te renda ne vitet 2005 dhe 2006. Nga viti 2013 e vazhdime eshte kultivuse dhe trafikuse kryesore i lendeve narkotike per zonen e Jugut me mbeshtetjen e ketyre personave te larte permendur.

Kamerat e lokalit po te bllokohen per nje periudhe kohore nga prokuroria dy mujore para ngjarjes te gjithe keta persona dallohen ne shoqerin kriminale te tyre. Ermal Muca po mundohet te prishi provat e krimit”

“Pershendetje Doktor.
Lexova shkrimin tuaj per hjeksin e Elton Cicos. Cdo gje qe shkruani eshte mese e drejt. Alban Trimi ish shefi antidroges eshte njeriu i lig qe mund te ekzistoj. E cmund te presesh nga nje mashkull qe ka braktisur femijen e vet. Eshte nje mashkull qe eshte pasuruar me lek te pista per shkak te detyres. Ku i gjeti Alban Trimi leket per blerjen e apartamentit te komuna parisit vetem ne muajt kur ushtronte detyren e shefit te antidroges. Po makinen luksoze pse vetem tani
Kjo tregon qartazi besoj. Por fajin e ka ministri yn i brendshem qe e solli perseri ne tirane vetem sepse Albani eshte shoku i ngusht i Besmir Qibinit.
Gjynaf i zotit kush”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura