DENONCIMI/ “Zbulohet familja që Shullazi i rrëmbeu pronën 1 milion euro në Tiranë”

May 3, 2016 | 21:21
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim që sipas tij i ka mbërritur për Emiljano Shullazin.

berisha per ramen dhe shullazin

Një qytetare i ka shkruar Berishës për familjen e cila për shkak të frikës u detyrua ti shiste Gilmano Danit tokën me vlerën 1 milion euro, por me dyshimin se ende mund të mos e ketë marrë këtë shumë.

DENONCIMI TE BERISHA

“I nderuar z. Berisha. Jam nje pronar i nje trualli prapa bar kafe Grandit tek ish kafe Flora. Aty eshte dhene nje leje ndertimi per 2 kulla qe ne vitin 2003 por ende nuk eshte ndetuar sepse ndertuesi (firma Albtoronto Konstruksion shpk me pronar Dhimiter Llakmanin i cili ka ne pronesi edhe Hotelin Doro City tek Zogu Zi) ka konflikte dhe mosmarreveshje me disa prej banoreve gjithashtu edhe mua.

Shume prej banoreve i kemi hapur padi per prishje te kontrates qe kemi bere ne vitin 2003 sepse po na mashtron dhe na mban peng. Me nderhyrje gjate periudhes kur z. Basha ishte Kryetar Bashkie tentoi ta rinovonte lejen (sepse i ka skaduar afati) por z. Basha nuk e qasi fare dhe i tha te zgjidhte konfliktin me banoret. Tani qe ka ardhur Erjoni Sorosit ka paditur bashkine ne gjykaten administrative dhe ka futur ne loje edhe Emiliano Shullazin per presione.

Gjyqi per zgjatjen e afateve te lejes se ndertimit i ra gjykatese S.Gj e cila nen presion te bandes se Shullazit ka marre nje vendim skandaloz dhe te kunderligjshem dhe ka vendosur qe Bashkia tia zgjasi lejen e ndertimit firmes ndonse edhe pronaret edhe bashkia ishte kunder zgjatjes se lejes. Ne seancat e zhvilluara pasi bashkia e kundershtoi zgjatjen e afteve si shkelje flagrante te ligjit juristja e bashkise pas gjyqit perpara godines se gjykates administrative eshte kercenuar dhe goditur dhe qe ate dite nuk ka marre me pjese ne gjyq.

Pas disa seancash edhe une u kercenova dhe shkova ne polici per te bere kallzim por nuk e di se cfare eshte bere me ate kallzim. Ne senace bashke me perfaqesuesit e firmes futeshin edhe 8-9 djem te rinj qe i benin presion gjykateses. Ne salle kishte kamera keshtu qe eshte lehtesisht e verifikueshme. Nje familje e shiti pronen e saj nga frika por nuk e di ne se i kane marre parate apo jo. Eshte nenshkruar nje kontrate per pronen e familjes Xhumari me vlere 1 milion euro dhe personi qe e ka blere quhet Gilmano Dani.

Nga i gjeti 1 milion euro ky person qe blen prone ne mes te Tiranes? Nuk e di se te cili noter eshte kryer kontrata qe tja u vendosja ne dispozicion. Personi qe eshte vene si bizenesmeni negociator qe do e zgjidhi konfliktet quhet Asllan Sula nga Fushekruja administrator i firmes San Tara i cili menaxhon dhe pastron parate e Shullazit.

Ju lutem se jam grua e moshuar dhe kam edhe familje te mos ma publikoni emrin qe ju kam dhene sepse nuk dua te rrezikoje jeten e familjarve te mije . E kam 100% te sigurte qe Gilmano Dani ka blere pronen e familjes Xhumari per 1 milion Euro sepse vete dy trashegimtaret jane terhequr plotesisht nga gjyqet qe kishin hapur dhe me thane shite dhe ti se sja dalim dot me keta. Me respekt”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura