Denoncimi tek Berisha: Rilindja ka nisur biznes me shtetasit që ekstradon, merren 10 mijë euro

Mar 6, 2018 | 19:58
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari i cili shkruan se në Shqipëri po bëhet biznes me ata që ekstradohen.

Sipas mesazhit ata nuk njihen nga media dhe nga politika u kërkohen, pagesat qe sekserët marrin janë deri në 10 mije euro që dosja dhe njoftimi që këta persona u arrestuan ti shkoje shteteve përkatëse.

berisha kuvend1

Postimi i plotë

Ekstradimet, biznes i majme i narkopolicise se narkoshtetit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:

Te denuarit me 10000 euro i shpetojne ekstradimit. sb

“Mirmbrema doktor po ju njoftoj se ne policine e rilindjes ka filluar biznesi i radhes me personat qe arrestohen per llogari te shteteve te ndryshem ku keta persona kane kryer krime dhe jane denuar ne mungese. Po te shpjegoj se cfare ndodh. Per personat qe nuk jane te njohur per median ,politiken dhe popullin pagesat qe sekseret marin jane deri ne 10 mije euro qe dosja dhe njoftimi qe keta persona u arrestuan ti shkoje shteteve perkatese.Dhe ka nje limit kohe qe shtetet perkatese duhet te fillojne ekstradimin per rekuperimin e te arrestuarve per llogari te tyre,ne te kundert personat ne baze te ligjit tone lirohen sepse nga vendi perkates nuk ka ardhur procedura.Por vendet perkatese nuk kane nga ta nisin proceduren sepse nuk marin njoftimin dhe dosjen nga policia e rilindjes e cila e ka kthyer ne biznes kete gje dhe po fitojne shuma maramendese.po ju sjell nje rast dhe ju e keni te lehte ta verifikoni personi ne fjale qe ndodhet ne foton poshte eshte denuar me 8 vite ne mungese per pedofili ne Bergamo te Italise por per Rilindjen nuk ka problem se cka bere per aq kohe sa mer leket

Personi ka dy muaj qe eshte arrestuar dhe pritet vetem te kalojne afatet qe te dale perseri i lire sepse rilindja ka mare leket dhe nuk ka njoftuar autoritetet italiane par arrestimin Personi ndodhet ne paraburgimin e durresit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura