Denoncimi te ish-Kryeministri: Ministri pajisi me pasaportë diplomatike “kokën” e grupit Bajri

Sep 25, 2018 | 19:06
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pajisi me pasaportë diplomatike Enver Bajrin, aktualisht në kërkim policor dhe sipas hetuesve drejtuesi i grupit Bajri. Denoncimi bëhet nga ish-Kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ai pasqyron një mesazh për të cilin thotë se ka ardhur në adresë të tij nga një qytetar.

sali berisha fb

Në mesazhin e publikuar shkruhet: “Pershendetje Dr lidhur me banden Bajri qe policia u kujtue ti arrestoj jo kur kryenin krime por vetem kur opozita zbriti ne Shkoder dhe arriti ti tregoj lidhjet e tyre me qeverine, nga Edi Rama i cili darkonte dhe bente fushate ne lokalin e Bahri Bajrit tek Ditmir Bushati dhe Luan Harusha qe i mbanin para dhe mbrapa sa here vinin ne Shkoder.

Por po te informoje se me kryesori i tyre Enver Bajri shetit i lire neper bote sepse esht i i paisur me pasaport diplomtike nga Ditmir Bushati qysh ne qershor te vitit 2014. Perveç kesaj policia me porosi te prere nga siper po i cliron nga krimet e renda duke u ngarkuar atyre akuza qesharke qe te dalin sa me shpejte te lire”.

Edhe më herët, Berisha, por edhe kryetari i PD-së Basha dhe nënkryetari Paloka, si edhe Kryetarja e LSI-së Kryemadhi, kanë akuzuar ministrin Bushati për lidhje me grupin Bajri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura