Denoncimi te Berisha/ ‘Çuni i vëllait 5 ditë i zhdukur’, policia: Në kërkim për vrasje

Jul 10, 2018 | 10:00
SHPËRNDAJE

Policia e Kurbinit ben me dije se ka nisur hetimet pas denoncimit te bere nga babai i nje 34-vjecari, per zhdukjen e djalit te tij.

komisariati-policia-lac1

“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kerkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i Policise 

Sot më datë 09. 07. 2018, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për humbjen e shtetasit K. H., pasi:

Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018.

Shtetasi i deklaruar i humbur, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin të datës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura