DENONCIMI/ “Superpasuria, deputeti i PS-së, Peza fitoi 1 mijë USD në ditë”

Jan 14, 2017 | 13:37
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke komentuar lajmin e blerjes së aksioneve në një bankë të nivelit të dytë me vlerë 1 miliardë lekë nga deputeti i PS-së, Alfred Peza, ka deklaruar se prona e Edi Ramës në Surrel kap një vlerë prej 1.7 miliardë lekë.surreli_1

Berisha thotë se, me ndryshimin e pasurisë së Pezës në tre vite i bie që të ketë fituar çdo ditë 1 mijë dollarë për të arritur në një pasuri prej 1 miliard lekë.

Ndërsa më tej, ai deklaron se i njëjti ndryshim në rritjen e pasurisë ndodhi dhe me Edi Ramën ku nga vetëm 3 mijë euro të deklaruara në vitin 2011, tani ka një pronë në Surrel që kalon vlerën prej 1.7 miliardë lekë.

Peza me perulesi ndoqi shembullin e Edvinit!

Sali Berisha

Te dashur miq, lajmi i dites sot ishte per deputetin miliardier Alfred Peza, pasi shoqeria civile njoftoi se zoteria qe ne vitin 2013 kishte te deklaruara dy apartamente banimi dhe 120 milione lek kursime me familjen, pas dy vitesh shtohet dhe lumturohet me 1 miliarde leke aksione te blera ne nje banke private.

Pra ai ka fituar ne 1200 dite per punen qe ka bere ne parlament cdo dite rreth 1000 dollar!
Por duhet te mos i hyme ne hak deputetit Peza pasi ai nuk ka bere asgje tjeter veçse ka ndjekur besnikerisht shembullin e Edvin Kristaq Rames, i cili ne vitin 2011 deklaroi veten te pastreh dhe vetem me 3 mije euro kursime te jetes se tij, ndersa sot ai jeton ne Sarajet e Surrelit me gjatesi trualli 57 m te ndertuara me materialet me te kushtueshme, ku dhe plisat e livadhit perreth sarajeve jane te importuara nga Zvicra.

Vetem trualli i sarajeve, oborri i tyre, livadhi perreth me nje siperfaqe rreth 8500 m katror kushton me se paku mbi 220 mije euro, kurse sarajet ne teresi kalojne vlerat 1.7 miliarde leke.

Ndaj dhe Alfredi sot i qendronte ne krah Rames tek inauguronin zyrat e bukura te Lindites! sb

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura