Denoncimi/ “Sponsori i PS në Fier rrëmben për tre ditë një person, policia nuk reagon”

Oct 15, 2017 | 18:59
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së ka denoncuar në faqen e tij “facebook” rrëmbimin e një qytetari nga Renato Çami, sponsori më i madh i Partisë Socialiste,  por policia as nuk ka shkuar për kontroll në shtëpi.

Lul-Basha

Mesazhin e dërguar nga qytetari Basha e publikoi pasditen e sotme duke shkruar se “ky është shteti mafioz i Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit me kompani”.

Postimi i plotë:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi polic​ia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura