DENONCIMI/ “Shullazi pjesëmarrës në një vrasje, Policia fshehu provat ndaj tij”

Jul 28, 2016 | 13:46
SHPËRNDAJE

“Emiljano Shullazi ka marrë pjesë në një vrasje pak kohë më parë, por provat ndaj tij u fshehën me urdher të Kryeministrit Rama”. Ky është denoncimi i radhës që publikon ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar qytetarit dixhital.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Berisha, shkruan se qytetari dixhital ka denoncuar se ekspertiza që faktoi se Shullazi ka qenë pjesë e një vrasjeje mbahet në kasafortën e numrit dy të policisë, Ardian Cipës, i cili, së bashku me ministrin e Brendshëm, Tahiri, e vizitojnë herë pas here në qeli Emiljano Shullazin.

Postimi i Berishës

berisha

Oficeri dixhital denoncon:

Edvin Shullazin qe fsheh provat laboratorike te pjesemarrjes ne nje vrasje te Milit te Partise!

“Pershendetje Doktor, para rreth 4-5 javeve e nga eksperiza shkencore e bere ne laboratorin e Ministrise se Brendshme doli me prova te pakundershtueshme laboratorike,biologjike se Emiliano Shullazi ishte pjesmarres direkt ne nje vrasje te disa viteve me pare. Rezultati i kesaj ekspertize me urdher te Rames nuk i esht dorzuar prokurorise por prej asaj kohe mbahet i ndryre ne kasaforten e zvdrejtorit te pergjitheshem te policise,njeriut me te besuar te Shullazit ne policine e shtetit Ardian Çipes,i cili thuhet se se bashku me Saje qorrin e takojne here pas here Milin ne qeli!”

I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te vendose para ligjit bashkepunetorin me uniforme te Shullazit per fshehje te vrasjes nga ky i fundit! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura