Denoncimi/ ‘Rojet e Shullazit rrahën qytetarin, me urdhër të Tahirit u prishën provat e krimit’

May 12, 2016 | 17:50
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha duke përsëritur akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama si një bandë e tmerrshme kriminale ka publikuar denoncimin enjë qytetari nga Librazhdi, i rrahur dhe kërcënuar nga rojet e Shullazit, por që sipas tij, me urdhër të Tahirit, u manipuluan provat dhe të akuzuarve nuk iu provua fajësia.

Emiljano-Shullazi_0 (1)

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha ka lexuar akti zyrtar të policisë për një ngjarje të ndodhur më 21 dhjetor të vitit 2015.

Denoncimi qe lexoi Berisha 

“Ja t’u lexoj dokumentin që tregon se cfarë organizate e turpshme jeni. Më 21 12 2015 shtetasi me iniciale x.x, kam dokumentin zyrtar, që lexon akt ekspertimi MB.

X.X nga Librazhdi po qëndronte te rruga e Kavajës, duke pritur të afërmin, i afrohen dy shtetas dhe i kanë kërkuar pse po qëndron afër këtyre ambienteve.

I kërkuan dokumentin e identifikimit dhe i kanë bërë foto dhe ia nisën për verifikim gjeneral Shullazit, për të konfirmuar nëse ky person është personi i rrezikshëm apo  jo, pasi e konfirmoi Shullazi se nuk ka rrezikshmëri, ata e qëlluan disa herë dhe e lanë të lirë.

Qytetari pasi ka ikur 10 min denoncoi në një patrullë policie, ka mbërritur telefonata në sallë, policia ka mbërritur dhe ka shoqëruar shtetasit, Valmend Pelivani, 24 vjec, që iu gjet pistoletë e mbushur gati për qitje dhe Bekim Zenollari, 32 vjec që iu gjet pistoletë me fishekë në gojë, por pretendonte se ishte polic burgjesh dhe e vërteta është se ishte. Një tjetër shtetas ka depozituar kallëzim në komisariatin nr 2. Pelivani dhe Zenollari janë të evidentuar si lidhje të Shullazit dhe kur kanë kanosur qytetarin kanë qenë duke ruajtur shtëpinë e Shullazit.

Në akt, polici thotë se armën e kam dërguar në laboratorin e policisë, i thanë tërhiq armën, ka marrë armën nga laboratori i policisë shkencore, këta zotëri, Artjon Duka, Arsen Sinomati, anëtar të bandës së gjeneralit, Ermal Muca e kanë nxjerrë jashtë pistoletën dhe si kriminelë të pafytyrë i kanë ndërruar gjilpërën pistoletës, në një kohë kur në këtë akt, pasi e prishën armën i thonë dërgoje në laborator dhe akti i ekspërtimit doli tjetër, Valmenti dhe Bekimi, rojet e gjeneralit. urdhri për falsifikimin erdhi direkt nga Saje Qorri me dijeni të plotë të Edvin Shullazit”.

“Nisni procedurat për shkarkimin e Veliajt”

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Grupit Parlamentarët Partisë Demokratike nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Berisha bëri një kërkesë të tillë nisur nga protesta e djeshme e Veliajt para Gjykatës Administrative lidhur me lejen për ndërtimin e një pallati 17-katësh afër Liqenit Artificial.

“I bëj thirrje grupit të PD-së të nisë menjëherë procedurën për shkarkimin e këtij rrugaçi që rrethon gjykatat, e këtij eksponenti të shpërfytyruar”, deklaroi Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura