Denoncimi për mbylljen e shkollave, Plasari: Biznesmenë që të thyejnë kokën me para? Sjellës të…

Sep 17, 2018 | 16:48
SHPËRNDAJE

Në një reagim të bërë në profilin e tij në Facebook, profesori dhe studiuesi i njohur Aurel Plasari shkruan se denoncimi dhe lajmi për mbylljen e disa shkallave, është “është i mynxyrshëm si sinjal”.

“Prandaj autorët nuk po i quaj “sjellës të fatkeqësisë”, simbas tregimit të shkrimtarit tonë, por saktësisht sjellës të mynxyrës. Dhe nuk mund të shkapërcehet sinjali i mynxyrshëm si “lajm” i rëndomtë”, shkruan ai.

“Superbiznesmenë që të thyejnë kokën me pará? Le të ketë të tillë sa të dojë një shoqëri. Intelektualë me arritje të mëdha? Nuk mjaftojnë. Sepse asnjë vlerë nuk mund të ketë një numër individësh, të pasur nga xhepat ose nga mendjet, që ngrihen mbi një shumicë individësh të cilët detyrohen të braktisin klasat ku merret dija ose të cilëve u mungojnë mundësitë për të nxënë dije, që do të thotë thjesht për të qenë “nxënës”. Si dhe asnjë shtresë e hollë dhe sqimatare intelektualësh nuk mund ta maskojë e ta fshehë perspektivën e padijes obskure që rrezikon breza të sapoardhur”, ka vijuar ai.plasari-299x450

Postimi i plotë në Facebook:

SJELLËSIT E MYNXYRËS

Janë mbyllur 150 shkolla? Apo 133? Po ç’rëndësi ka saktësimi i numrit? Edhe sikur vetëm 10 shkolla të jenë mbyllur ky fakt është i mynxyrshëm si sinjal. Prandaj autorët nuk po i quaj “sjellës të fatkeqësisë”, simbas tregimit të shkrimtarit tonë, por saktësisht sjellës të mynxyrës. Dhe nuk mund të shkapërcehet sinjali i mynxyrshëm si “lajm” i rëndomtë.

Përligjjet me “cilësi”, “kushte”, “rrethana” etj. nuk pijnë ujë. Shoqëria shqiptare ka përjetuar kushte edhe më të vështira, rrethana edhe më të pafavorshme, dhe sinjale mynxyre të tillë – me mbyllje shkollash në masë – nuk shënoi ndonjëherë. Transmetimi i dijeve: ai ka pasur dhe ka rëndësi, ai është “cilësia”.

Superbiznesmenë që të thyejnë kokën me pará? Le të ketë të tillë sa të dojë një shoqëri. Intelektualë me arritje të mëdha? Nuk mjaftojnë. Sepse asnjë vlerë nuk mund të ketë një numër individësh, të pasur nga xhepat ose nga mendjet, që ngrihen mbi një shumicë individësh të cilët detyrohen të braktisin klasat ku merret dija ose të cilëve u mungojnë mundësitë për të nxënë dije, që do të thotë thjesht për të qenë “nxënës”. Si dhe asnjë shtresë e hollë dhe sqimatare intelektualësh nuk mund ta maskojë e ta fshehë perspektivën e padijes obskure që rrezikon breza të sapoardhur.

Ajo kastë qeverisëse që shkatërron shkollën publike nuk e bën kurrë vetëm për punë parash, kinse ngaqë burimet mungojnë ose kostot janë të larta, – e ka saktësuar këtë një mendje më e zgjuar nga imja, – prandaj një vend në të cilin shkatërrohet arsimi do të thotë që qeveriset tanimë nga ata që prej përhapjes së dijes kanë frikë. Sepse prej përhapjes së dijes ata vetëm humbja i pret.

fb © a.p.

41943699_2699701696922023_1840116344981291008_n 41923621_2699701560255370_441867751535935488_n 41971946_2699701343588725_5084773251582787584_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura