Denoncimi/ Ndërtuesit të këndit te Liqeni, Rama i dhuroi 10 mijë m2 në mes të Durrësit

May 2, 2016 | 12:29
SHPËRNDAJE

Në vijim të akzuave për mungesë totale transparence dhe skemat e korrupsionit që zbaton kryeministri Rama për të favorizuar apo shpërblyer njerëzit e vet, Partia Demokratike denoncoi sot marrjen dhe ndarjen e pasurive publike, të mijëra metrave katrorë toke dhe truall për klientët dhe shërbëtorët e qeverisjes.

Dhurata Çupi
Dhurata Çupi

Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e Departamentit të Pushtetit Vendor, Dhurata Çupi publikoi rastet e favoreve që ka bërë Rama, mes të cilëve edhe rastin kur ndërtuesit të këndit te Parku i Liqenit, i janë dhënë me vendim qeverie 10 mijë metër katrorë në Durrës.

Deklarata e PD 

 

  1. Edi Rama i ka dhënë Kaselit, ish-Ndërmarrjen e Gomave, ish-NPV-në dhe ish-Fabrikën e Tubave. 10 mijë metra katrorë në mes të Durrësit i merr shërbëtori i Ramës, ai që po hedh betonin e paligjshëm të Erion Veliajt në Parkun e Liqenit.

Ja ku është vendimi i qeverisë.

vendim1

  1. 52 mijë metra katrorë në mes të Elbasanit, ish-rezervat e shtetit, i shkojnë Lucës së Rozafës.

Ja vendimi i qeverisë.

vendim2

  1. Më i favorizuari mbetet komisari i Jugut, Kokëdhima, i cili u ka vënë syrin pronave më të mira të bregut. E ka nisur me një pronë të Ministrisë së Mbrojtjes në Lukovë, ku një prej objekteve në vendin më të favorshëm turistik me 2135 metra katrorë i jepet Kocos.

Pronë që do të kthehet në biznes privat, që të prodhojë para për komisarin e Jugut.

Ja vendimi i qeverisë.

vendim3

Në çdo mbledhje qeverie, Edi Rama ndan me koncesion, toka, pyje e kullota, pasuri publike, pa asnjë transparencë, pa kriter, duke ndjekur rregullin e vetëm që është në fuqi;

Gjithçka për vete dhe oligarkët.

Ka 3 vite që nuk ka asnjë vendim transferimi të pronave publike tek njësitë vendore. Ka 3 vite që ish-pronarëve nuk u kthehet asnjë m2 truall.

Dhe prej 3 vitesh, pasuria e tij dhe e oligarkëve vetëm shtohet dhe rritet.

Ky është korrupsioni me të cilin sundon Rama: miliona euro, qindra pasuri publike të zhvatura, të plackitura, vjedhje në çdo drejtim, në çdo degë të qeverisë.

Kjo është arsyeja se pse në Shqipëri ka pllakosur zia ekonomike, ka më pak vende pune dhe punësim, më pak konsum dhe më pak investime, ka më shumë varfëri dhe mjerim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura