DENONCIMI/ “MAS detyron mësuesit të blejnë kreditë, duhet të jepeshin falas”

Feb 25, 2018 | 16:23
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë një denoncim të pazakontë.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer

Boçi shprehet se mësuesit detyrohen të blejnë kreditë nga fondacione dhe organizma fantazmë. “20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi.

Postimi i plotë:

ZHVATJA E MËSUESVE
Mësuesit megjithëse janë pa kontratë kolektive, d.m.th pa siguri në punën e tyre, zhvaten sistematikisht nga Ministria e Arsimit.
Detyrohen të blejnë kredite, si në rastin e treguar më poshtë, me një letër bakalli, nga fondacione e organizma fantazmë që nuk kanë as faqe web e jo më profesionalizëm.
Por ama që kanë liçencimin dhe viston e ministrisë për të grabitur mësuesit.
20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi. I duhen disa të tilla.
Me demek sipas premtimit, do të bëheshin falas dhe nga institucione të kualifikuara.
Këto “indulgjenca”, mësuesit më pas i fusin në dosjet e kualifikimit, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të ruajtur atë të shkretë vend pune!
Rraskapitje, zhvatje dhe tallje.
Kjo është reforma në arsim.

28276279_2041785269398649_8366065936875546398_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura