Denoncimi/ Katër persona hyjnë në market, marrin kasafortën dhe…

Nov 20, 2017 | 13:37
SHPËRNDAJE

Një vjedhje është shënuar mëngjesin e sotëm në Pogradec. Sipas njoftimit të policisë kanë qenë katër persona që kanë hyrë në një minimarket dhe kanë marrë kasaforte, e cila kishte një shumë lekësh dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

grabitjet-karburant-1

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.11.2017, gjatë orëve të para të mëngjesit, jemi njoftuar se në lagjen nr 2 në Pogradec, është vjedhur kasaforta e një Mini Marketi brenda së cilës ndodheshin një sasi lekësh. Nga të dhënat e para dyshohet se kanë qenë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë marrë kasafortën, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura