Denoncimi/ “I përjashtuar nga dy qeveri socialiste nga policia, komisari pagoi Gjicin dhe u kthye në detyrë”

Sep 4, 2018 | 12:14
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh denoncues që i ka ardhur nga një qytetar, në të cilin thuhet se në burgun e Kukësit është emëruar oficer me gradë të lartë, Ylber Durakau, i cili është “bekuar” nga Safet Gjicin, të cilin e ka paguar për këtë vendim.

Qytetari i cili i shkruan Berishës, shprehet se Duraku është përjashtuar nga detyra nga dy qeveri socialiste, e ndërsa tashmë është rikthyer sërish.sali berisha ne zyre

Lexoni postimin e plotë:

Ndeshkimet si dekorata per narkoqeverine!

I perjashtuari nga dy qeveri socialiste nga policia, paguan Gjicin dhe rikthehet nga Narkoqeveria!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor.ja cfar po ndodh sot ne drejtorin e burgjeve …..me bekimin e kryehajdutit Safet Gjici ne burgun e kukesit emrohet oficer me grad te larte ..Komisar… Ylber Duraku person i perjashtuar dy here nga radhet e policis se shtetit , perjashtuar me urdher nr.631/4 date 13.12.1999 eshte liruar nga detyra me motivacionin ‘ Per kryerje te shkeljeve te renda ne detyre’dhe rimerret perseri ne polici oficer policie ne vitin 2001.

lirohet perseri nga detyra me urdher te drejtorit te pergjithshem te policis nr.1146/8 date 31.12.2004 me motivacionin’Shkelje Betimie munges korrektesie ne kryerjen e detyres’….

eshte emruar oficer ne drejtorin e burgjeve me 16.07.2018 me detyr e grad te larte. Po rikthehen ne burgje oficeret e perjashtuar nga policia si militante partie per te shkatrruar dhe kete pak streh te mbajtur gjalle me shume mund…….ketij personi me ndermjetsimin e safet gjicit i eshte leshuar Vertetimi i Personalitetit ..Pozitiv dhe strukturat tjera ligjzbatuse nuk funksionoj fare ne kukes sepse jan nen presionin politik te Safet Gjicit dhe shefit te komisarjatit kukes Arben Bashes….e ngre kete problem vetem nga besimi qe kam ke ju ..respekt”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura