Denoncimi i PD: Rama i ka dhënë mikut të tij pronësinë e ‘Air Albania’, investoi vetëm 100 mijë lekë

Jun 14, 2018 | 13:24
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat në lidhje me kompaninë ajrore “Air Albania”.

Sipas Tabakut 9 ditë pas themelimit, kompania e mikut të Edi Ramës merr liçencën e “Air Albania” me investim 100 mijë lekë.

“Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh”, deklaroi Tabaku.

tabaku

Deklaratë e deputetes Jorida Tabaku

Në një akt klientelist dhe korruptiv, Edi Rama i ka dhënë mikut të tij vlonjat Sinan Idrizi pronësinë e kompanisë shqiptare Air Albania me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore

Kompanisë me fond vetëm prej 100 mijë lekësh, Edi Rama i ka vënë në dispozicion kompaninë shtetërore Albcontroll, e cila do të financojë një kompani private klienteliste të lidhur me kryeministrin.

Kjo është e njëjta kompani që Partia Demokrastike e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke. Përpara marrëveshjes për aeroportin e ri, Edi Rama është shoqëruar në Turqi nga Sinan idrizi.

Siç duket në këtë foto, pronari i kompanisë fantazëm Air Albania, është në një takim të nivelit të lartë me Presidentin Erdogan dhe kryeministrin Rama.

Janë disa pyetje për të cilat Edi Rama duhet të japë disa përgjigje:

·        Të kujt janë paratë e Air Albania?

·        Për llogari të kujt punon Sinan Idrizi?

·        Paratë e kujt po pastron miku i Edi Ramës?

·        A po investohen tek Air Albania para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të dyshimtë?

Janë të tilla afera gjigande korruptive që mbajnë peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Peshqit e mëdhenj janë në krye të qeverisë dhe pa largimin e tyre nuk do të ketë as Shqipëri Europiane. ​

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura