Denoncimi i PD: Më 11 korrik tenderi për Skavicën, Rama ia jep Suzerit

May 24, 2016 | 14:43
SHPËRNDAJE
Partia Demokratike në vijim të denoncimeve për aferen me Skavicen ka deklaruar sot se tenderi formal do të behet me 11 korrik, ndërkohë qe Rama do ia japë kompanise turke Suzer. Në nje dekarate per media, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma ka njoftuar se PD do e zhbeje me të ardhur në pushtet.
duma
“Njoftohet se tenderi do të bëhet me 11 korrik, një garë sa për formalitet, pasi fituesi është i paracakuar, është Suzeri, kompani që zyrtarisht ka marrë ndërkohë 8 pikë bonus nga Rama pasi ka bërë propozimin e pakërkuar. E vërteta është se kemi të bëjmë me një pakt të kërkuar me kohë, me negociata të paligjshme e private, fillimisht të Edi Ramës, pastaj të Arben Ahmetajt i cili ka ndërmarrë dhjetëra udhëtime luksoze me çarter”- tha Duma.
Ajo theksoi se kur PD e denoncoi këtë pazar të Edi Ramës me pasurinë publike me firmën Suzer, një vit më parë, qeveria e mohoi.
“Më pas negociatori i paligjshëm me çarter Ben Ahmetaj e pranoi live në emisionin Zonë e Lirë. Dhe sot, Suzer rezulton edhe me dokument qeveritar si favorit, pasi ka marrë 8 pikë bonus për një propozim të pakërkuar. Edi Rama po ndan kështu me klientin e tij, një prej projekteve më të mëdha hidroenergjitike në vend e në rajon, një allishverish që ka nisur me negociata të paligjshme e private në Stamboll, e që pritet të mbyllet me 11 korrik në Tiranë”- tha ajo.
Sipas saj, Suzer dhe çdo kompani tjetër janë të paralajmëruar edhe sot me datë 24 maj 2016 nga Partia Demokratike e Shqipërisë se: koncesioni korruptiv i Skavicës do të zhbëhet.
“Se një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i kësaj afere përfshirë takimet, udhëtimet dhe allishverishin korruptiv Rama-Ahmetaj-Suzer, do të bëhet, në mos sot, nesër.
Partia Demokratike do ta zhbëjë këtë koncesion me forcën e ligjit, si cdo koncesion e aferë  tjetër korruptive të Edi Ramës”- perfundoi Duma.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura