Denoncimi tronditës i PD: Çdo ditë vdes një foshnje te Materniteti i ri, nuk ka inkubator!

Jan 12, 2018 | 9:35
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka bërë një denoncim sot për një situatë që ai e quan shumë të rëndë që po ndodh tek Materniteti i ri. Sipas deputetit Spahia në këtë pavion kanë gjetur vdekjen 3 fëmijë në 24 orët e fundit.

“Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise”, shkruan ndër të tjera Spahia.

bardh-spahia-1

Postim i plotë

Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave.

Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel.

bardh spahia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura