Denoncimi i OMONIA-s: Bashkia e Himarës po na prish shtëpitë

Feb 22, 2018 | 12:19
SHPËRNDAJE

PBDNJ dhe Omonia kanë denoncuar sot Bashkinë e Himarës për prishje të pronave private, pavarësisht një vendimi të Gjykatës Administrative të Vlorës që ndalon ndërtimin në këtë zonë.

pbdnj

“Ditët e fundit në zonën e qendrës së Himarës(Spile), makineri të renda të firmës së ndërtimit “Gjikuria SH.P.K”, filluan të ndërhyjnë sërish në pronat e banoreve duke i jua shkatërruar ato, në kuadër të zbatimit të projektit “Rikualifikimi Urban Spile Himarë”. Projekti i  sipërpërmendur është shpallur absolutisht i pavlefshëm me vendimin Nr. 1594  datë 06/12/2017 të Gjykatës Administrative të shkalles së parë Vlore, sikurse edhe të gjitha aktet që rrjedhin prej saj. Gjykata Administrative Vlore me vendimin Nr. 2898/1, datë 23/09/2017 ka mare gjithashtu masën e sigurimit të padisë dhe pezullimin e aktit administrativ “Rikualifikim Urban Spile””, thuhet në njoftimin e PBDNJ-së dhe Omonia-s.

“Veprimet arbitrare të Bashkisë Himarë dhe qeverisë dëshmojnë edhe njëherë funksionimin  në mënyrë banditeske të administratës bashkiake dhe qeverisë që e mbështet, duke mos respektuar asnjë institucion shtetëror as Gjykatat, as Avokatin e Popullit e aq më tepër të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës etj. Në të njëjtën kohe denoncojmë edhe bashkëpunimin e forcave të Rendit në këto veprime antiligjore dhe abuzive në dem të banorëve të komunitetit Etnik Grek të Himarës. Banorët e Himarës do të vazhdojnë luftën ligjore kundër abuzuesve dhe shkelësve  të ligjit dhe të Kushtetutës deri në ndëshkimin e tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura