Denoncimi i biznesmenes për Shullazin, reagon për herë të parë avokati

May 3, 2016 | 12:24
SHPËRNDAJE

Pas denoncimit të një gruaje biznemene e cila akuzon Emiljano Shullazin se me anë të presioneve i ka përvetësuar një pronë me vlerë 1 milionë euro, ka ardhur dhe reagimi i avokatit i të akuzuarit.Emiljano-Shullazi_0 (1)

Avokati i Emiljano Shullazit, Alban Qafa shprehet se, klienti i tij si dhe Gilmando Dani nuk kanë asnjë pronë në zonë e “Zogut të Zi”, për të cilën pretendon biznesmenja në fjalë.

“Pata takim sot me klientët e mi. Konfirmojnë se nuk ka asnjë pronë të regjistruar në emër të Gilmando Danit apo Emiljano Shullazit në zonën e Zogut të Zi. Nuk kanë pasur asnjë prej të dyve, ndonjë konflikt gjyqësor civil për ndonjë pronë tek Zogu i Zi apo diku tjetër në Tiranë ashtu siç është pretenduar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka deklaruar se ka një kallëzim për një pronë te Zogu i Zi”, u shpreh Qafa.

Ndërkohë ai ka bërë të ditur se seanca për masën e Shullazit do të merret me 5 maj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura