Berisha: Rama i ka nxirë syrin Saimir Shullazit, siç ua bëri edhe Canit, Ahmetajt dhe Beqajt

Aug 4, 2015 | 23:00
SHPËRNDAJE

Depueti i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në “Facebook” lidhur me zërat që qarkullojnë në rrjetet sociale, se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përfshirë në ndonjë konflikt fizik dhe për pasojë “i është ënjtur syri”.

Sipas Berishës, ka qenë vetë kryeministri Rama ai që e ka goditur Saimir Tahirin, kjo sipas tij është e zakonshme me ministrat e kabinetit qeveritar.

POSTIMI I BERISHES

Mediat sociale po “çahen” nga lajmi se e kane rrahur Sajmir Shullazin dhe si deshmi botojne nje foto te tij me sy te nxire jo pak, tek merre pjese ne nje aktivitet me freshistet. Ajo qe te ben pershtypje eshte se disa prej tyre hoqen foton qe kishin nxjerre te Sajmirit me nje freshiste dhe vendosen po nga kampingu nje foto me Ramen, si per te thene se grushtin dhe syrin e nxire e ka nga Rama.

E verteta eshte se ka te ngjare qe autori te jete vet Rama, pasi jane raportuar raste, ne te cilat ai, ne akces terbimi, ka agresuar dhe ne mbledhje kabineti, me shume se nje here, fizikisht ministrat e tij si Cani, Ahmeti dhe para pak kohesh edhe Beqen. Pikerisht per keto te dashur miq, ne nje status e krahasova Ramen me diktatorin e Ugandes, Idi Amin qe ishte dhe boksier dhe i zgjidhte me grushtime kundershtite e tij me ministrat e kabinetit te tij.

Denoncimi i Berishës: HEC-i i Komanit, që prej dy javësh jashtë funksioni. Shqipëria pa drita!

Deputeti i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” denoncon qeverinë se e ka lënë HEC-in e Komanit prej dy javësh jashtë funksioni, duke lënë pa energji elektrike shumë zona turistike, në Veri dhe Jug të vendit.

Statusi i Berishës
Statusi i Berishës

Berisha i referohet një sms-je, e cila sipas tij ka ardhur nga një punonjës i HEC-it të Komanit.

“Shqipëria në errësirë, qeveria në jahte! Komani jashtë funksioni, nga diga e tij derdhen kot çdo ditë 700 mijë euro ujë”, shkruan Berisha.

“Në një mesazh nga Komani, një punonjës më njofton me sms: ‘Zoti Berisha, prej një jave hidrocentrali i Komanit është jashtë funksioni, nuk punon.

Dy turbina janë në remont, kurse dy të tjera prej kohësh janë jashtë funksioni dhe nuk është marrë njeri me to. Derdhet ujë pa pushim; 700 mijë euro ujë në ditë.

Servisi i dy turbinave ishte i planifikuar të mbaronte me 20 korrik, por kështu siç punohet nuk mbaron as me 20 gusht’.

Ky është aksioni i qeverisë së piktorit dështak, për kushtet e mira të turizmit në vend”, përfundon Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura