Denoncimi i adoleshentes: Seks pa dëshirë me kushëririn, më la shtatzënë

Jul 26, 2016 | 14:05
SHPËRNDAJE

Një i ri 29-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga policia e Korcës, pas denoncimit të një vajze 17-vjeçare.

Policia e Korçës, foto ilustruese
Policia e Korçës, foto ilustruese

Sipas policisë, në heti, është vënë shtetasi L.L, 29 vjeç, banues në Korçë.

“Procedimi i tij filloi, pas kallëzimit të bërë nga një 17- vjeçare, nga Korça. Ajo ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L.L, që ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale  “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”  parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura