Denoncimi i 36-vjeçarit alarmon policinë: Më ka ikur babai nga shtëpia

Feb 24, 2018 | 16:27
SHPËRNDAJE

Një 36vjeçar në Shkodër ka alarmuar policinë, pasi ka bërë një denoncim për ikjen nga shtëpia të babait.

Ai ka thënë se i larguari është i moshuari 71 vjeç dhe ka probleme me shëndetin mendor.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

“Më datë 23.02.2018, shtetasi L.Ç, vjeç 36 banues në Shkodër, kallëzon se i është larguar nga banesa babai, shtetasit SH.Ç, vjeç 71,  i sëmurë mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura