Denoncimi/ Fëmijët e gjymtuar nga pakujdesia mjekësore (FOTO)

Feb 15, 2016 | 8:51
SHPËRNDAJE

Djali 2-vjeçar i familjes B. nga Prishtina ka mbetur pa njërën dorë dhe pa dritën e syve si pasojë e moskujdesit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Vajza e familjes Xheladini, nga Fushë Kosova, përpos që nuk sheh, domosdoshmërisht duhet t’i nënshtrohet një operacioni për rregullimin e hundës që ia dëmtuan gjatë vendosjes së tubove kur mbahej në inkubator

1Një nënë e re, me profesion ekonomiste, e ka vështirë të lexojë deri në fund fletëdaljen spitalore për djalin e saj A.B., që ka dalë nga spitali para rreth dy vjetësh. E.B. (1988), qan vazhdimisht derisa flet për të birin e saj që para vetes ka një sfidë të rëndë – të jetuarit pa dritën e syve dhe pa njërën dorë, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

2“Ka pasur peshën e lindjes 900 gramë, ka lindur në javën e 25-të”, thotë gruaja nga Prishtina derisa kujton 17 nëntorin e vitit 2013, kur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kishte lindur para kohe të birin e saj.

Ajo thotë se vetëm pak ditë pas lindjes është dashur që foshnja t’i nënshtrohej një operacioni që kishte kaluar me sukses.

3Në sallonin e shtëpisë në “Lagjen e Spitalit”, në Prishtinë, nëna e re tek fshin lotët sjell lodrat për djalin e saj. 2-vjeçari ka vështirësi t’u ofrohet lodrave, për shkak të verbërimit si rezultat i mostrajtimit të retinopatisë premature, e ka problem edhe t’i kapë ato. Për të ato nuk e kanë kuptimin e plotë, pasi nuk i ka parë asnjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura