Denoncimi/ Deputeti i PD në Panorama TV: Kryetari i bashkisë në Devoll falsifikoi firmat e qytetarëve për të mbështetur kandidatin ‘patericë’, firmosën edhe krushqit (Dokumenti)

Mar 30, 2023 | 20:46
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati ka denoncuar një akt të paligjshëm në Devoll ku një kandidat i pavarur ka falsifikuar sipas tij firmat e qytetarëve për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit për këtë bashki.

Nallbati u shpreh në një intervistë për Panorama TV se përfaqësuesit e opozitës në KZAZ kanë konstatuar në listën e firmëtarëve shkrimin e njëjtë të qytetarëve të shkruar nga e njëjta dorë. Pas verifikimeve ka rezultuar se personat që kishin emri në këtë listë nuk kishin dijeni për firmën.

“Një pjesë e anëtarëve të opozitës në KZAZ kanë konstatuar se jë kandidat i pavarur ka paraqitur një listë shumë emërore firmash për ta mbështetur atë si kandidat i pavarur për bashkinë e Devollit. Menjëherë vinte në sy shkrimi i shkruar nga e njëjta dorë dhe kjo na bëri të dyshojmë dhe të bëjmë verifikimet mbi listë. Pas verifikimeve në terren, konstatuam që një numër i konsiderueshëm i këtyre personave nuk kishin fare dijeni për përfshirjen e emrit të tyre në këtë listë. Bëmë me dije KZAZ me një shkresë drejtuar atyre që në atë listë ka këtë problematikë. Disa qytetarë u paraqitën të nesërmen për të firmosur nën përgjegjësinë e tyre që nuk kemi firmosur dhe firma jonë është e falsifikuar. Ka një vepër penale për përdorimin e mjeteve të identifikimit në mënyrë të pa autorizuar”, tha ai.

Bashkë me firmën është dorëzuar edhe fotokopja e kartës së identitetit të qytetarëve në listë. Sipas Nallbatit ato janë marrë nga bashkia e Devollit si i vetmi institucion që ka të dhënat e qytetarëve në system.

“Ne dyshojnë se janë marrë nga bashkia. Lista është shoqëruar me fotokopjet e kartave të identitetit. Këtë informacion e ka vetëm bashki. Ne nuk kemi më dyshime që bashkia është e përfshirë. Pasi mënyra e trashë si e kanë bërë këtë lëvizje e tregon dhe e fakton vetë. Është një numër i madh qytetarësh që janë gjetur në këto kushte me konfirmohet që kemi bërë ne. 16 qytetarët e kanë firmosur para noterit. Por ka një numër tjetër të qytetarëve që nuk janë paraiqut të bëjnë denoncim por kanë pranuar se emri i tyre është në atë listë”, deklaroi Nallbati.

Sipas tij në listë ka edhe të afërm të kryetarit socialist të bashkisë së Devollit si dhe një numër të madh të punonjësve të bashkisë të cilët janë deturuar të firmosin për të mbështetur atë që Nallbati e quan patericë në garën e 14 Majit.

“Në këtë listë gjejmë familjarë të afër të kryetarit të bashkisë duke nisur nga vjehrrri, vjehrra, kunati dhe krushqit. Ka një numër të madh me 200 punonjës të bashkisë që kanë firmosur të detyruar nga kryetari i bashkisë. Po nuk e votuan familjarët e vet nuk ka kush ta votojë tjetër. Qytetarët kanë deklaruar se firma e vendosur në listën shumë emërore për mbështetjen e një kandidati të pavarur nuk është e jona dhe është bërë pa vullnetin tonë. Shkresat janë dërguar fillimisht në KZAZ duke qenë se maxhoranca ka shumicën ata kanë vendosur ta kalojnë këtë edhe pse janë në kushtet e një vepre penale. Ligji të dënon edhe për moskallëzim krimi. Nuk kanë mundur dot të kenë një vendim në shumicë 4 me 3. Me dëshirën për të regjistruar një patericë të veten në këto zgjedhje ka marrë dokumentacionin dhe e ka çuar në KQZ. Kandidati jonë ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë edhe është thirrur për të dhënë deklaratën e tij. Ndërkohë që KZAZ dhe anëtarët e maxhorancës në KZAZ po përpiqen të bëjnë gjithçka të regjistrojmë një patericë të veten”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura