Denoncimi/ Deputeti i PD: Burri i deputetes Bushka, 10-fishoi pasurinë pas ardhjes së Ramës në pushtet

Sep 25, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas denoncimit nga selia blu, Salianji ka publikuar edhe një grafik, në përgjigje të një reagimi të dytë të deputetes socialiste, duke spjeguar se tregon të ardhurat e kompanisë së bashkëshorit të deputetes socialiste në harkun kohor 2006-2017.

42497141_1963563070332826_8518984992150257664_n

“Fakte jo broçkulla!

Ja sa eshte fryre deputetja e Ramës. 
10 fish të Ardhura gjatë qeverisjes së Ramës. 
3.5 miliardë lek që nuk jane per bizneset e njerezve “te thjeshte”. 
Bushka- Ferhati nje nga rastet e nginjura qe shqepen me para të shqiptareve dhe bejne te pervuajturin ne publik.

Cilido mund ta shohë qartë fryrjen me para te kompanise së Bushkës së Ramës.

Vetingu do ti shpetoje shqiptarët nga Shushunjat e politikës”, shkruan ai në Facebook.

***

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar se kompania në bashkëpronësi të bashkëshorti të deputetes socialiste Klotilda Bushka, ka 10-fishuar të ardhurat, pas ardhjes në pushtet të Ramës.

Ervin-Salianji-Panorama

“Vetëm me tendera publike, kompania e Klotilda Bushkës dhe bashkëshortit të saj ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e qytet ravë shqiptarë. Me vetingun që propozon Partia Demokratike, Klotilada Bushka largohet nga politika”, akuzoi Salianji.

Më herët, deputetja e Partisë Socialiste, Klodida Bushka Fehrati, në një deklaratë për mediat, ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha.

Fjala e plotë e Salianjit

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka bëri sot rolin e shërbëtores së oborrit të Edi Ramës. Ajo u përdor për të sulmuar me të pavërteta opozitën në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale. Këtë pasuri, Klotilda Bushka e ka vënë duke grabitur tendera publikë.

Duke hedhur baltë mbi opozitën ajo përpiqet që të fshehë pasurinë e bashkëshortit të saj. E vërteta e ditur për të gjithë publikun është se Altin Bushka, bashkëshorti i Klotolda Bushkës, ka dhjetëfishuar të ardhurat e kompanisë me ardhjen në pushtetit nga Edi Rama. Grafiku tregon në mënyrë të qartë se kompania SELCOM, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient i Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, deri në vititn 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës në katër vitet e fundit, kompania e ka dhjetëfishuar pasurinë e saj. Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Bushka Fehratit.

aaaa

Vetëm me tendera publike, kompania e Klotilda Bushkës dhe bashkëshortit të saj ka marrë 3 miliardë e 500 milionë lekë nga paratë e qytet ravë shqiptarë. Me vetingun që propozon Partia Demokratike, Klotilada Bushka largohet nga politika.

Është pasuria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtoret e tij si Klotilda Bushka kundërshtojnë platformën e opozitës që do sekuestroje pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe gjithë oligarkët e lidhur me ta.

Me nismën e sajm PD do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës duke i dhënë mundësi për konkurrim në treg të gjithë bizneseve të ndershme. Frikë nga vetingu në politikë dhe paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që bashkë me Ramën u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro.

 

PANORAMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura