Denoncimi/ “Administrata shtetërore mbetet pa rroga, nuk është marrë ende paga e janarit”

Feb 23, 2018 | 21:25
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në mesazh të një qytetari i cili shkruan se administrata shtetërore nuk ka marrë pagesën për muajin janar.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se administrata është pa rroga, dhe kjo është neveria e narkoshtetit.

berisha_1519157066-3450795

Postimi i plotë

Administrata shteterore pa rroga!

Kesaj i thone qeveri e Narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje. Jam nje pu onjese e administrates. Kemi qe ne janar qe nuk kemi marr rrogen sepse pritet qe te firmoset nje urdher nga z.kryeminister per strukturat e ministrive. Ne kete gjendje duhet te jene te gjitha ato struktura qe jan transferuar nga nje ministri tek tjetra. Ky urdher duhej te kishte dal qe ne janar,por nuk po kuptojme ende cpo behet. Askush nuk shpjegon asgje dhe te gjitha keto rendojne mbi ne qe jemi familjare. Mire qe i kane bere ministrite corap,por te pakten te na japin rrogat. Shpresoj ta publikosh por te lutem anonim. Te falenderoj”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura